Silva Caka: Të gjithë ata që ndiejnë dorën e presionit të keqqeverisjes, ejani në protestë

Pjesë nga fjala e deputetes së LSI, Berat, Silva Caka

Unë jam shumë e bindur që shumica prej jush që është presionuar në zgjedhjet që lamë pas, vazhdon të presionohen akoma, sepse sigurisht të gjithë përpiqen të zënë vendet tuaja të punës dhe e mendojnë se ishin pikërisht njerëzit e LSI-së, ata që i zunë vendin. Unë mendoj që njerëzit e LSI në fakt, ja kanë bërë vendin vetes. Kështu që, për të gjithë ata që në një moment të caktuar do të ndiejnë dorën e presionit të këtyre njerëzve, që kanë marrë tepsinë dhe nuk dinë se nga të rrotullohen, të jenë më datën 27 janar bashkë me ne në protestë për të drejtat që ju shkelen. Për të gjithë ato nëna, që ndiejnë që fëmijët e tyre nuk shohin një rrugëzgjidhje në Shqipëri, unë shpresoj që më datën 27 të jenë të gjitha në Tiranë për të protestuar për këtë qeveri, që nuk i jep asnjë shans e shpresë të rinjve të këtij vendi. Për të gjithë ata të rinj, të cilët ndiejnë se tarifat e shkollës po bëhen gjithnjë e më të larta, si dhe vendet e punës po shkojnë drejt zvogëlimit, ejani më datën 27 në protestë për t’u përballur me këtë qeveri, e cila po shuan çdo shpresë tuajën. Shpresoj t’ju shoh atje në radhë të parë si qytetarë, të cilët nuk lejojnë që dinjiteti i tyre t’u preket.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al