Venecia është goditur nga batica më e madhe në më shumë se 50 vjet, duke shkaktuar vërshimet e dyta më të mëdha ndonjëherë në këtë qytet.

Autoritetet kanë thënë se 90 për qind e qytetit është vërshuar, të cilat më pas janë detyruar të shpallin alarm për ushqim.

Guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, ka thënë se një person ka vdekur, ndonëse ende nuk janë bërë të ditura shkaqet.

Mediat italiane kanë raportuar se një 78-vjeçar ka vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Bazilika e famshme, Shën Marku po ashtu është vërshuar, duke rritur shqetësimet për dëme të mozaikëve dhe veprave tjera të artit.

Sheshi Shën Marku, ku gjendet bazilika, është prekur disa herë nga baticat e mëdha, meqë gjendet në një prej pjesëve më të ulëta të qytetit.

Kryetari i qytetit, Luigi Brugnaro, ka fajësuar ndryshimet klimatike për “situatën dramatike”, duke bërë thirrje për përfundim të projektit të ndërtimit të ndalesave.

Kufizimet nën det janë krijuar për të ndalur vërshimet e shkaktuara nga erërat, që shtyjnë baticat drejt Venecias.

7727D60E-2889-430D-BA90-270CEC5228C3_w1023_r1_s