Ditët me diell duket se do të marrin fund, pasi duke nisur nga kjo e dielë do të mbizotërojnë vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin shira të karakterit lokal dhe afat-shkurtër në zonat Qendrore dhe Jugore.

Por sipas Meteoalb, në zonat malore veriore parashikohet të ketë shfaqje të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C në 15°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 balle.