Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili publikoi skandalin e radhës të qeverisë për Ministrinë e Mbrojtjes, të cilës u hoqn nga buxheti 1.7 milion dollarë për t’ia dhënë Ministrisë së Brendshme. Vasili gjithashtu shton se qeveria po paguan mercenarizimin policor për të qendruar edhe disa ditë në pushtet.

Statusi i Vasilit në Facebook

SKANDAL I!!

(Dokumenti foto)

Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollarë me firmën e Edi Ramës për t’ia dhënë Ministrisë së Brendshme.

Një milion e shtatëqind mijë dollarë shpërblim për policinë sepse pati “meritën” e turpshme që të hidhte gaz helmues, të rrihte dhunshëm dhe arrestonte qytetarët e pafajshëm dhe mbrojti me zjarr egersisht të korruptuarit e qeverisë.

Ministria e Mbrojtjes për të gënjyer NATO-n dhe nga që gjoja nuk i dilnin paratë për buxhetin, futi në buxhetin e mbrojtjes edhe spitalin e traumës helikopterët e shëndetësisë dhe emergjencat civile, ndërsa sot lejon t’i marrin plot 1.7 milion dollarë sevap për policinë.

Paratë e Fondit rezerve të qeverisë, të buxhetit të koncesioneve dhe të tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi, kurse Ministrisë së Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurisë Kombëtare i zhvaten paratë.

Një skandal i tillë duhet hetuar deri në fund.

Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor për tu mbajtur në këmbë edhe ca ditë më shumë.

Shiheni vetë Vendimin e turpshëm të qeverisë dhe kuptoni këtë banditizëm qeveritar të padegjuar.

No photo description available.No photo description available.