Që në javën e parë, kampionati anglez na ka rezervuar një përballje ‘gjigante’, Manchester United dhe Chelsea do të duelojnë midis tyre në orën 17:30.

Ole Gunar Solskjaer trajneri i Man United dha një intervistë përpara këtij takimi. Solskjaer konfirmoi përpara ndeshjes se ishte zgjedhja e tij për të mos e zëvendësuar Romelu Lukakun këtë verë. Trajneri norvegjez dëshiron që t’u japë më shumë mundësi talenteve të reja që ka në skuadër.

Jam optimist përpos largimit të Lukakut, besoj se golat do t’i gjej tek lojtarët e rinj si,  Antoni Marsial, Daniel Xhejms, Markus Rashford dhe Xhesi Lingard. Besoj se Mejson Grinud do të luajë më shumë në këtë mënyrë dhe kur të jetë në fushë, edhe ai do të shënojë gola. Do të kemi një tjetër qasje për sulmin këtë sezon. Me një tjetër sulmues këtu, rruga e Grinudit do të ishte shumë më e vështirë”, tha tekniku i “djajve”. “Lukaku duhej të largohej, sepse bëmë një marrëveshje të mirë. Ai është i lumtur”.

Lampard? “Jam i lumtur që ai nuk do të luajë, sepse ai do shënonte gola, apo jo? Të mërkurën patëm një takim mes trajnerëve dhe unë përfitova nga rasti për të folur me të”.