Vozitja është gjithmonë disi e rrezikshme. Por, një aplikacion ri në smartphone mund të sigurojë shoferët se do të shpëtojnë nga aksidentet potencialisht fatale.

Ideja për një aplikacion të këtillë me emrin ‘SoSmart’ erdhi nga studentët kilianë të inxhinierisë.

‘Përdoruesit e aplikacionit mund të përcaktojnë se cilat nga kontaktet e tyre janë të njoftuara për aksidentin, më saktë, vendndodhja e aksidentit.

Këto kontakte pastaj mund të informojnë shërbimet emergjente dhe në këtë mënyrë do të ndihmojnë për të reaguar me kohë’, thonë shpikësit e aplikacioni, që shpresojnë të ndihmojnë në uljen e numrit të aksidenteve.

‘SoSmart’ mund të shkarkohet falas.