Sot është Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit

22 maji 122 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose ndryshe e quajtur Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të cështjeve lidhur me biodiversitetin. Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Ansamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik. 22 Maji si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit ka temë kryesore globale Integrimin e Biodiversitetit dhe i kushtohet mbështetjes së njerëzve dhe jetesës së komuniteteve.

22 maji 2Në një postim në faqen zyrtare të Ministris së Mjedisit, ministri Lefter Koka thekson se “Shqipëria këtë vit shënon një stad më të lartë të ruajtjes dhe mbrotjes së Biodiversitetit. Mbrojtja e natyrës, flora dhe fauna në vendin tonë, falë politikave mjedisore për përmirësim të vazhdueshëm të legjislacionit mjedisor, reformave e nismave konkrete të marra në mbrotje të faunës dhe pyjeve, në këto 3 vite kanë shënuar jo vetëm një zhvillim cilësor, por sot ne kemi rezultate konkrete në këtë drejtim.”

22 maji 3“Biodiversiteti është themeli për jetën dhe për shërbimet kryesore të ofruara nga ekosistemet , duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në gjithë fushat e aktivitetit ekonomik. Ai është një pikë takimi i rëndësishëm dhe çështje ndërsektoriale edhe në Axhendën e Zhvillmit të Qëndrueshëm për 2030. Mbrojtja e biodiversitetit dhe ndalimi i humbjen e mëtejshme të tij, është një investim themelor në të ardhmen tonë të përbashkët.Me mbrotjen e biodiversitetit dhe vlerësimin e duhur që kemi bërë në këtë drejtim, ne investojmë tek njerëzit, jeta dhe mirëqenia e tyre.”-thekson ministri Koka në një postim në faqen zytare.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al