Sot hyri në fuqi Kushtetuta e re

13700202_10153863874841523_4200040027971408164_nKushtetuta e ndryshuar me votën unanime të parlamentit në mesnatën mes 21 dhe 22 korrikut, hyri në fuqi ditën e sotme.Në mungesë të paketës ligjore shoqëruese, zbatimi i saj i menjëhershëm duket i pamundur .
Reforma është ende e paplotësuar për sa kohë që 7 projektligjet prioritare nuk janë miratuar. Këto 7 projektligje janë hartuar nga ekspertët dhe janë në përmirësim e sipër së bashku me Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, i cili po i ripunon draftet duke shtuar dhe oponencën e opozitës që u kthye në proces me vonesë.
Projektligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur ndryshe si vetingu konsiderohet si një nga më të rëndësishmit. Ky ligj përcakton rrugën dhe kriteret mbi të cilat do të bëhet hetimi profesional, pasuror dhe ai i lidhjeve me krimin.
Vettingu dhe KED janë më prioritaret për politikën këtë gusht. Seanca për miratimin e Vettingut duhet të jetë brenda gushtit, për t’i hapur rrugë ngritjes së institucionit të ri.
Brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese presidenti duhet të ketë përfunduar organizimin e procesit të aplikimit dhe hartimin e listës me kandidatët që plotësojnë kriteret. Një tjetër institucion që do të ngrihet me ndryshimet e reja në Kushtetutë është Inspektori i Lartë i Drejtësisë i cili emërohet brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Dy institucione të tjera që parashikohet të ngrihen në sistemin e reformuar të drejtësisë shqiptare janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Të dy këto institucione duhet të ngrihen brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al