Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë dhe Elbasan priten reshje lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 29 °C

në vendet e ulëta: 20 / 31 °C

në vendet malore: 16 / 26 °C.

ERA

Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

69737336_1439958326158009_2452670383237627904_o.jpg