Spahiu: 20% më pak fitimet e biznesit, 300 mijë njerëz ikën nga vendi

Deputeti i LSI-së, Përparim Saphiu, përmes një postimi në facebook, shkruan se 20% më pak janë fitimet e bizneseve shqiptare në katër mujorin e parë 2018, krahasuar me një vit më parë. Sipas tij, për herë të parë nga 2012-a, tatim fitimi është më i ulët në vlerë absolute, edhe pse u rrit nga 10% në 15% pra, 50% më shumë.

”Lind pyetja: Tatime dhe taksa më të larta në rajon, ju mblidhni më pak. Tatime dhe taksa më të larta në rajon, i detyroheni 120 milion Euro rimbursim TVSH-je bizneseve. Tatime e taksa më të larta në rajon, mbyllen 3,000 biznese, shtohen 10,000 të pa punë vetëm në një vit”,-shkruan Spahiu.

Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së shton se tatimet dhe taksat janë më të lartat në rajon, dhe se 300 mijë njerëz ikin nga vendi.

”Tatime dhe taksa më të larta në rajon, më pak para ndihmë ekonomike për varfërinë ekstreme. Rritje ekonomike 4%, të ardhura në buxhet më pak. Tani, dakort ju e keni ndarë mëndjen ta çoni si mos më keq këtë punë, por pyetjen e kam për ne që e kemi ndarë mëndjen të jetojmë në këtë vend: Vërtet duhet t’ju durojmë akoma të na qeverisni kaq keq?”,-shton më tej deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al