Spahiu ironizon Braçen: Këtë herë nuk ta mbajti

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka ironizuar dhe ka kritikuar kolegun e PS-së, Erjon Braçe, për qëndrimin që ka mbajtur për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Spahiu e konsideron të pabesueshëm faktin që Braçe përjashtoi veten dhe të gjithë Komisionin e Ekonomisë, që ai drejton, nga diskutimi për shkatërrimin e godinës për teatrin.

Deputeti i LSI-së, kujton se Braçe ka votuar kundër grupit të PS-së për çështje të vogla, por këtë herë nuk ja mbajti që të ngrihej në nivelin e një socialisti jo rilindas

Më poshtë statusi i plotë:

E pabesueshme se si Kryetari i Komisionit të Ekonomisë përjashtoi vehten dhe gjithë Komisionin nga diskutimi për shembjen e teatrit.

Ka ndodhur që ka votuar kundra grupit për ndonjë çështje të “rëndësishme” por këtë herë nuk ja mbajti, nuk u ngjit dot në nivelin e një socialisti jo rilindas.

Duket se puna që bën nuk është dhe aq “keq”. Mund të mbajë në sirtare vite të tëra ligje të rëndësishme për shumë xhepa por dhe kalojë ligje shumë të rëndësishme për shumë xhepa të tjerë….

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al