Spahiu: Nuk ka asnjë shans që të vijë minimalisht një lajm i mirë për ekonominë në Shqipëri.

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, shkruan se nuk ka ende një lajm të mirë për ekonominë në Shqipëri. Spahiu thekson se vazhdon trendi me rënie i të ardhurave nga TVSH dhe se sipas tij, pagesa e pagave do ta japen me PPP.

”Edhe Qershori është shoqëruar me rënie 7.1% krahasuar me një vit më parë, pra më keq se dhe një muaj zhgjedhjes. Ne si opozitë por dhe FMN e paralajmëruam si të dëmshme uljen e pragut të TVSH-s për biznesin e vogël në 2 milion nga 5. Rritja e barrës fiskale nuk çoi në rritje të të ardhurave por bëri të kundërtën, vazhdom ti ul ato”,-shkruan Spahiu.

Postimi i plotë:

Nuk ka asnjë shans që të vijë minimalisht një lajm i mirë për ekonominë në Shqipëri.

Vazhdon trendi me rënie i të ardhurave nga TVSH. Edhe Qershori është shoqëruar me rënie 7.1% krahasuar me një vit më parë, pra më keq se dhe një muaj zhgjedhjes.

Ne si opozitë por dhe FMN e paralajmëruam si të dëmshme uljen e pragut të TVSH-s për biznesin e vogël në 2 milion nga 5. Rritja e barrës fiskale nuk çoi në rritje të të ardhurave por bëri të kundërtën, vazhdom ti ul ato.

Skema e vënies së tatimit për biznesin e vogël për të kapur të madhin nuk ka funksionuar, madje po ndodh e kundërta.

Me këto ritme besoj që dhe pagesa e pagave do të jepet me PPP.

Skemën pa merak se e gjen Qeveria.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al