Deklarata për mediat e ish-deputetit të LSI, Përparim Spahiu

Pas raportit te Marsit, ku Departamenti Amerikan I Shetetit cilesonte se:

– Shqiperia është kthyer në qender operacionale të krimit të organizuar nderkombetar.
– Ambient ideal per trafiqet dhe krimin e organizuar.
– Korrupsion nga baza ne krye te qeverisjes.

Vjen dhe raporti mbli Klimen e Investimeve në Shqiperi.

DASH ngre alarmin per situaten dhe shprehet qarte dhe prere se:

– Korrupsioni
– Presioni politik për kontraktorët
– Ndryshimi i shpeshte dhe i pa konsultuar i ligjeve

si dhe

– Kalimi i ligjeve Klienteliste të porositura nga oligarket,

janë shkaqet e një klime ekonomike shumë të rënduar në Shqipëri.

Gjithashtu raporti vë theksin dhe në problemet që has Shqiperia me projektet e PPP-ve që në shumicën e rasteve janë të pa studiuara dhe konsultuara ashtu siç duhet.

Ne raport ngrihet alarmi që tre shtyllat kryesore për një ekonomi tregu:
konkurrushmeria,
sitemi i drejtësisë dhe prona, nuk plotesojnë as kushtet minimale të një sistemi funksional, madje janë përkeqësuar vitin e fundit.

Krimi I organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikun e drogës, grabitje, rryshfet, pastrim parash, prostitucion, dhe trafikim të qënieve njerëzore.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit cilëson kryeqytetin, Tiranën, me rrezik të konsiderueshëm nga krimi.

Korrupsioni, mungesa e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimi i dobët I kontratave janë probleme të vazhdueshme në Shqipëri për investitorët e huaj, si rrjedhojë kjo klimë bën që Shqipëria të mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes.

Investitorët denoncojnë shqetësime të vazhdueshme që shteti I rilindjes përdor legjislacionin dhe rregulloret e vështira për tu implementuar ose jo konsistente, si mjete për të penguar investitorët e huaj dhe favorizuar kompanitë e lidhura me politikën, pra praktikisht kemi një shtet tërëisht të kapur dhe klientelist.

Këto rregulla dhe ligje siç theksova dhe më lartë, ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit. Pronarët e bizneseve dhe shoqata e biznesit denoncojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet në rregullore dhe legjislacion.

Këtyre shqetësimeve I shtohet edhe presioni ndaj investitorëve për të punësuar nënkontraktor të lidhur me politikën dhe qeverinë.

Sa i takon të drejtës së pronës, në raport theksohet se pronarët nuk marin pronat e tyre të tjetersuara nga regjimi komunist por dhe në rastet kur kompensohet, cmimet e kompenseve janë në nivele skandaloze dicka dhe jashtë çdo reference që e lidh me cmimin real te pronave.

Alarmi që vjen nga DASH është paraljmërim I greminës ekonomike që po rrëshket vendi.

Autori I kësaj gremine është Edi Rama dhe Rilndja.

Zgjidhja e vetme është largimi I tyre. Cdo ditë e tyre në pushtet është një hap më shumë drejt humnerës ku po zhyte e ardhmja e çdo shqiptari.

Katastrofa duhet ndaluar sot, dhe zgjidhje, janë vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes së cilave do të ndertohen institucione të forta e të pavarura që do ti garantonin Shqipërisë një ekonomi tregu me klimë biznesi konkuruese për sipërmarrjen vendase e të huaj.

Faleminderit.