Spahiu për qeverinë: Po kujt dreqin i duhen këta njerëz?

Deputeti i LSI, për qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook lidhur me situatën politike aktuale aspak të favorshme për qytetarët shqiptarë.

Më poshtë postimi i plotë:

Do të heqin akcizën për pijet energjike.

Do taksojnë më shumë prodhimin e birrës në vend.

Fati i prodhimit të miellit vëndas dihet se konkurohet keq nga ai i importuar nga Serbia…

Frutikultura ka marë fund me kohë.

Turizmi ekzistues do konkurrohet nga ai me 5 yje.

TVSH e bukës, sheqerit e kripës nuk e ulin.

Taksën e banesës së parë, që të merr një pension në vit, nuk e heqin.

Po kujt dreqin i duhen këta njerëz?

Burimi: (integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al