Spahiu:Një tjetër investitor i huaj, kompania gjermane Meggle, largohet nga Shqipëria.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me largimin e investitorëve të huaj nga Shqipëria.

Duke i’u referuar kompanisë gjermane Meggle dhe rastit të mëparshëm të Sheratonit, Spahiu thekson faktin se investitorët e huaj i kushtojnë shumë vëmendje lajmeve në vend, gjë e cila ka impakt tek ta.

Postimi i plotë:

Një tjetër investitor i huaj, kompania gjermane Meggle, largohet nga Shqipëria.

“Kostot e larta të lëndës së parë prej copëzimit të lartë të fermave dhe mungesa e standardeve nga njëra anë dhe konkurrenca e pandershme nga ana tjetër e bënë të vështirë ambientin për biznes të kompanisë Meggle në Shqipëri”, citon Monitor.al.

Kjo është situata e të bërit biznes në Shqipëri, ndërkohë që rajoni prej vitesh lufton fort për afrim dhe krijim e kushteve lehtësuese për investitorët e huaj.

Pak kohë më parë, edhe pse u dha lajmi për lehtësi fiskale për hotelet me pesë yje, u largua Sheraton, më herët akoma u largua një investitor me projekt ambicioz në turizëm, si rezultat i dhunës së ushtruar mbi të.

Duhet ta dimë që nëse ka të rinj që duan të investojnë në Shqipëri, i lexojnë lajmet më me kujdes se çdo kush tjetër.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al