Spanja eleminohet nga botërori, Vasili: Nuk festojnë, të shkojë ky defiçenti ynë t’ua organizojë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me eleminimin e kombëtares spanjolle nga botërori, duke ironizuar kështu edhe kryeministrin Rama.

Me anë të një postimi, Vasili ka shkruar se Spanja u eleminua nga kampionati njëlloj si Gjermania, apo edhe si Rama nga negociatat.

Deputeti e ka vijuar ironinë, teksa shton se edhe pse spanjollët nuk duan të festojnë, festën e tyre mund ta organizojë kryeministri Rama, duke  e etiketuar me fjalën “defiçent”.

POSTIMI:

Spanja “triumfon” duke u eliminuar në kampionatin botëror sikurse Gjermania,ashtu edhe si Edi Rama me negociatat e ç’fryra.
Për arsye se spanjollët nuk duan ta festojnë eliminimin, ka shpresa të shkojë ky deficienti ynë t’jua organizojë, se ky i qan festat e ç’fryrjes.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al