Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka publikur sot spotin zyrtar të manifestimit që do të mbahet më 2 mars për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në spotin ku shfaqen vetëm simbole kombëtare dhe Kushtetuta jepen mesazhe të forta dhe qytetarët ftohen që t’i bashkohen thirrjes së Presidentit Ilir Meta: “Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë, për Kombin”.

“SË BASHKU! MË 2 MARS NË BULEVARDIN “DËSHMORËT E KOMBIT” . NË MANIFESTIM MBARËKOMBËTAR! Për Kushtetutën, Për Republikën Për Shqipërinë, Për Kombin. Jo Grushtit të Shtetit”,- shkruan Tedi Blushi në Facebook.

📌 SË BASHKU! 🇦🇱️📌 MË 2 MARS NË BULEVARDIN "DËSHMORËT E KOMBIT" 🇦🇱️📌 NË MANIFESTIM MBARËKOMBËTAR!🇦🇱️#PërKushtetutën🇦🇱️ #PërRepublikën🇦🇱️ #PërShqipërinë🇦🇱️ #PërKombin🇦🇱️❌#JoGrushtitTëShtetit

Publiée par Tedi Blushi sur Mercredi 26 février 2020