Stabiliteti i Maqedonisë garanton siguri në Ballkan dhe Evropë

14444975_1297586876921234_8507632635835330983_oKryetari i Kuvendit, lir Meta priti sot Zv. Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Festim Halili i cili shoqërohej prej Ministres së Vetëqeverisjes Lokale znj. Shiret Elezi.
Kryetari i Kuvendit z. Meta u uroi suksese z. Halili dhe znj. Elezi në punën e tyre dhe vuri në dukje se zgjidhja sa më e shpejtë e ngërçit politik në vendin fqinj është në interes të Shqipërisë e cila është e interesuar të avancojë bashkërisht me Maqedoninë për projektet afatgjatë të ndërlidhjes rajonale.
Në këtë kuadër u theksua se stabiliteti politik i Maqedonisë i shërben cilësisë së jetesës së shqiptarëve në vendin fqinj, të cilët kanë dhënë një kontribut mjaft pozitiv në avancimin euro-atlantik të Maqedonisë.
Zv. Kryeministri i Maqedonisë z. Festim Halili vlerësoi mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryetarit Meta në drejtim të forcimit të bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve fqinje dhe nënvizoi se zhvillimi i projekteve infrastrukturore si Korridori 8 janë vendimtare për të ardhmen e të dy vendeve.
Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit z. Meta theksoi se Shqipëria i sheh me interes të veçantë marrëdhëniet me Maqedoninë, jo vetëm si vend fqinj, por edhe falë faktorit shqiptar i cili është një urë solide bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve tona. Në këtë drejtim u vlerësua rëndësia e daljes nga kriza politike përmes zgjedhjeve të përgjithshme të 11 dhjetorit të cilat do të përshpejtonin edhe proceset integruese të vendit.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al