Një avion që po udhëtonte nga Britani për në Amerikë ka bërë një ulje të detyruar pasi dy prej stafit të linjës ajrore ranë pa ndjenja dhe shumë prej pasagjerëve filluan të ndiheshin keq.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, shkaku i kësaj ngjarje ishte një solucion i përdorur për pastrim dhe desinfektim ishte derdhur në tualet e më pas në kabinë.

Kjo ka shkaktuar skuqje të syve dhe kruajtje në lëkurë. Kapiteni i avionit kontaktoi me kontrollin e trafikut ajror duke u i kërkuar një ulje emergjente dhe shërbim mjekësor.

Ato u ulën në Dublin ku të gjithë pasagjerët si dhe pjesëtarët e stafit që ishin prekur u dërguan menjëherë në spital.

Fluturimi u shty me disa orë, ndërsa zyrtarë të linjës ajrore deklarojnë se nuk janë në dijeni si si mund të kishte ndodhur gabimi