Stoltenberg: Bisedimet NATO­-Rusi të sinqerta dhe serioze

um-14-350x186

Bisedimet e para pas gati dy vitesh ndërprerjeje midis shteteve anëtare të NATO-s dhe Rusisë ishin të sinqerta e serioze, por pa zgjidhur ende ngërçin e mosmarrëveshjeve të thella për çështje të rëndësishme si kriza ukrainase, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg.

“Ne zhvilluam një takim me baza të sinqerta e serioze, mund të shprehem me vërtetësi shumë të mira madje”, komentoi Stoltenberg.

”Por, NATO-ja dhe Rusia kanë mosmarrëveshje të thella dhe të vazhdueshme dhe takimi i sotëm nuk ndryshoi asgjë”, theksoi ai.

(B:Balkanweb/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al