Nga familja e miqtë dhe deri te të huajt në tramvaj e te personalitetet nga ekranet e vogla, njerëzit njohin 5000 mijë veta, kanë publikuar shkencëtarët, transmeton Koha.net.

Njerëzit në pjesën më të madhe të historisë kanë jetuar në grupe të vogla shoqërore, ndërsa në shekujt e fundit kjo ka ndryshuar shumë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Yorkut me një hulumtim kanë zbuluar se njerëzit kanë aftësi të njohjes së mijëra personave që nga rrethi i tyre deri tek ata nga televizioni.

“Jemi mësuar çdo ditë, që sipas pamjes, t’i njohim miqtë, kolegët, personalitetet e njohura dhe shumë të tjerë”, thotë psikologu Rob Jonckins nga ky universitet.

“Porse deri më tani askush s’e ka konstatuar se sa njerëz vërtetë i njohim dhe i mbajmë ndër mend”.

Për ta gjetur këtë, ai dhe kolegët e tij bënë studimin se sa veta mund t’i njohë një njeri dhe ata konstatuan se njeriu mesatarisht njeh 5 mijë persona.

Hulumtimi është publikuar në revistën Proceedings of the Royal Society B.