Suedia mbështet projektin e burimeve ujore dhe ujitjes në Shqipëri

Qeveria ka miratur në mbledhjen e fundit marrëveshjen e grantit suedez nr.TF014255, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), që vepron si administrator i fondeve grant të siguruara nga Suedia, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtare (SIDA), për bashkëfinancimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes.kanal ujitese

Objektivat e këtij projekti janë vendosja e një kornize strategjike për të manaxhuar burimet ujore në nivel kombëtar dhe në bazenet e lumit Drin,i Buna dhe Seman dhe përmirësimi në mënyrë të qëndrueshme i performancës së sistemeve të ujitjes në zonën e projektit.

Projekti ka katër komponentë: Rehabilitimin e sistemeve të digave, ujitjes dhe kullimit, Mbështetja institucionale dhe forcimi i kapaciteteve të qeverive lokale, bordeve të kullimit dhe Shoqatat e Përdoruesve të Ujit, Komponenti i Manaxhimit të Integruar Ujor per një kornizë strategjike për të manaxhuar burimet ujore në nivel kombëtar dhe në nivelin e bazeneve të Drinit-Bunës dhe Semanit. Komponenti i Mbështetjes së Implementimit qe do të manaxhojë burimet e projekteve në përputhje me objektivat dhe procedurat e projektit.

Burimi:(ATA/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al