PSG u mund mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e parë në Champions League kundër Livepoolit me rezultatin 3-2.

Pas ndeshjes, mediat franceze kanë bërë edhe analizën e ndeshjes,teksa kanë gjetur fajtorin.

Bëhet fjalë pikërisht për yllin e skuadrës, Neymar i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë në këtë ndeshje.

Shumica e gazetave në Paris shkruajnë se ai ishte një hije e vetvetes në fushë.

Braziliani humbi shumë topa dhe nuk dha asgjë nga ato që jemi mësuar të shohim në fushë.