E çuditshme por e vërtetë. Real Valladolid mund të firmos me yllin e Realit të Madridit.

Nuk bëhet fjalë për një futbollist që aktivizohet me skuadrat zinxhirë të gjigantit të La Liga, por për një titullar fiks të trajnerit, Santiago Solari. Vinicius JR është futbollisti që po mahnit trajnerin e skuadrës së vogël nga kryeqytetasi i Spanjës dhe këtë gjë ia ka paraqitur drejtuesve.

Këto të fundit, të udhëhequr edhe nga ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Ronaldo Fenomeni janë hedhur në garë për të gjetur akordin me Realin për 18 vjeçarin. Madje, “Diario AS”, shkon edhe më tej, teksa citon disa fjalë të Fenomenit, që thekson se kontaktet e para me Vinicius kanë nisur tashmë.

Unë tashmë e kam kërkuar marrëveshjen. Ne nuk kemi të holla për të sjellë lojtarë të asaj cilësie, por ne duam ta sjellim atë këtu dhe kam folur drejtpërdrejt me Madridin për këtë. Nëse do të kisha mundësinë e marrëveshjes, do të përpiqem ta bëj atë, por Florentino Perez (homologu i tij i Real Madridit) më ka thënë se do të jetë shumë e vështirë“.-mësohet se ka thënë Ronaldo.

Vinicius JR u transferua te Reali i Madridit nga Flamengo vetëm një sezon më parë, me të cilën ka një kontratë që skadon në vitin 2025.