Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfekte për të forcuar imunitetin. Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Përveçse të mirave si perimet e tjera, qepa dhe hudhra ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të ndryshme. Një ushqim i mirë është thelbësor për të forcuar sistemin mbrojtës të trupit dhe kjo recetë përdoret më shumë për të lehtësuar simptomat e gripit.

Përbërësit:

3 qepë

1 karrotë

2 thelpinj hudhër

1 rrepë e bardhë

570 ml lëng supe

2 lugë vaj ulliri dhe kripë e piper

Përgatitja: I prisni qepët, karrotat, dhe rrepën e bardhë dhe shtypini hudhrat. I tiganisni në vajin e ullirit, e pasi të kenë marrë pak faqe hidhni dhe lëngun e supës. Lëreni të ziejë për 20 minuta, dhe shtoni kripën dhe piperin.