Juventusi i Maurizio Sarri po kryen “goditjet” e fundit në merkato.

Pas zyrtarizimit të nënshkrimit me De Ligt, tabloidi britanik ‘The Sun’ ka përpiluar formacionin e mundshëm të Juventusit sezonin e ri. Tekniku italian te “Zonja e Vjetër” pritet të luajë me modulin e lojës 4-3-1-2, ku në ofensivë do të pozicionohet dyshja Ronaldo-Higuain.

Në krahun tjetër Dybala nuk do të shitet në merkato por pritet të pozicionohet më i tërhequr duke luajtur rolin e trikuartistit, shkruan SYRI.net.

Mesfusha do të përbëhet nga treshja Ramsey, Rabiot dhe Pjanic, ndërsa në mbrojtje rreshtohet Sandro, De Ligt, Bonucci dhe Cancelo.

Ja formacioni me blerjet e reja të Juventusit:

Image