Ditën e sotme priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, mesatare në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se intensiteti i reshjeve në qarqet Shkodër dhe Kukës do të vijë duke u rritur gjatë pjesës së dytë të ditës së nesërme. Reshjet do të të shoqërohen me shtrëngata vetëm në këto dy qarqe.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të ketë nivele të larta të ujit dhe me tendencë për RRITJE TË NIVELEVE DHE RREZIKUT ditët e javës në vazhdim. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të rriten NË FUNDJAVË për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve ne te gjithë lumenjtë kryesorë por nuk ka paralajmerim për përmbytje lumore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 14 / 23 °C
në vendet malore: 8 / 17 °C

Era pritet të fryjë e lehte deri mesatare, por do të ketë forcime të saj, sidomos në bregdet.