Miliona njerëz po përgatiten të evakuohen me afrimin e një tajfuni të fuqishëm në Filipine, sidomos ata që jetojnë në zonat bregdetare, thanë zyrtarët për shtypin.

”Tajfuni ‘Mangkhut’ ka erëra maksimale të qëndrueshme deri në 255 kilometra në orë”, theksoi zyra filipinase e motit.

“Rastet më i këqija janë shtëpitë që janë rrëzuar për shkak të erërave të forta, rritjes së stuhisë dhe përmbytjeve për shkak të erës së fortë”, tha Ricardo Jalad, drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar për Mënjanimin e Rrezikut të Katastrofave.

Jalad tha se evakuimet parandaluese do të trajtohen nga njësitë e qeverisjes vendore, me ndihmën e policisë dhe ushtarëve duke filluar sot dhe nesër.

Grupet e urgjencës vullnetare gjithashtu i kanë vënë ekipet e tyre në gatishmëri për të ndihmuar rreth 10 milionë njerëz që mund të preken nga tajfuni, më i forti deri më tani këtë vit.

“Ne jemi të shqetësuar për 10 milionë njerëz në Filipine që jetojnë në rrugën e kësaj stuhie shkatërruese duke përfshirë ata që janë zhvendosur disa herë për shkak të shirave dhe reshjeve të korrikut dhe gushtit të kaluar”, tha senatori Richard Gordon, njëkohësisht shef i Kryqit të Kuq filipinas.