Një ditë pas takimit me delegacionin e Venecias, presidenti i vendit Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për mediat.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”– njofton zyra e shtypit e Presidentit.

Në këtë njoftim thuhet se Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente. Ai madje fton ndjekësit e tij në “Facebook” që ta ndjekin në videon live që do transmetojë.

“Në ora 17:00 ju ftoj të më ndiqni live në Facebook, në një konferencë për shtyp, me rastin e përfundimit të vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias, të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
I hapur për çdo pyetje!
Gati për çdo përgjigje!”, përfundon njoftimi.