Kombëtarja shqiptare po përgatitet për të luajtur takimin e raundit të gjashtë kualifikues të Euro 2020.

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë presin Islandën, një rival mjaft potent dhe që beson te një kualifikim në fazën finale të turneut.

Ndërkohë, gjatë nxehjes, kombëtaren e ka vizituar një tifoz i veçantë. Një karkalec është ngjitur në fanellën e kapitenit të ndeshjes së “Stade de France”, Mërgim Mavraj.

Duket se ngjyrat kuqezi i kanë pëlqyer insektit, pasi “insistonte” fort për të mos u larguar nga fanella e mbrojtësit.