Taksitë dhe autobusët, urdhri i ri i Haxhinastos për kolaudim 2 herë në vit

Ministria e Transporteve forcon rregullat për kontrollin e mjeteve të transportit publik qytetas e ndërqytetas. Përveç kontrollit teknik të mjeteve, që është i detyrueshëm çdo vit, mjetet e transportit taksi, furgonët dhe autobusët do të kryejnë dy herë në vit kontrollin teknik periodik, por edhe kontrollin për sigurinë e udhëtarëve dhe pastërtinë e mjetit.

Me një udhëzim të posaçëm, që mban firmën e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinato, mjetet motorike të transportit rrugor të udhëtarëve janë të detyruara të kryejnë në kohë dhe me rezultat pozitiv kontrollin teknik, periodik dhe vjetor, në përputhje me udhëzimin nr. 2, datë 11.3.2010, “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, të ndryshuar”. Në urdhër thuhet se këto mjete rrugore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, duhet të plotësojnë edhe kushtet e tjera, që lidhen me sigurinë e udhëtarëve dhe komoditetin e udhëtimit të tyre, si më poshtë: Të kenë të instaluara kompletin e pajisjeve për situata emergjente (fikse zjarri, çekiç për thyerje xhamash etj.) sipas manualit të prodhuesit. Autobusët, të cilët kryejnë transportin e udhëtarëve në linjat qytetëse, rrethqytetëse, ndërqytetëse, linjat e transportit ndërkombëtar dhe shërbimet e transportit të rastit/turistik të udhëtarëve, (ndërkombëtar dhe brenda vendit), duhet që përveç derës së drejtuesit të autobusit, të kenë minimalisht dy dyer, përfshirë daljen e emergjencës.

Sipas urdhrit të ri, pamja e jashtme e autobusëve duhet të jetë e pastër, pa njolla e deformime apo shtypje të mbulesës së tyre dhe me ngjyrën sipas lejes së qarkullimit. Mbi autobus nuk lejohet të vendosen shkrime të tjera, qofshin me karakter tregtar apo për çdo qëllim tjetër, përveç emrit të subjektit transportues. Në urdhër saktësohet se pamja e jashtme dhe e brendshme e autobusit është subjekt për përftimin e aktvlerësimit për plotësimin e kushteve në komoditetin e autobusëve në transportin e udhëtarëve. Hapësira e brendshme e autobusit të jetë e pastër nga ana higjienike dhe me komoditetin e prodhimit.

KOMODITETI I UDHËTIMIT 
Akti i vlerësimit në plotësimin e kushteve të komoditetit të autobusëve në transportin e udhëtarëve brenda vendit lëshohet çdo vit, pasi autobusi ka kryer me rezultat pozitiv kontrollin teknik të detyrueshëm në qendrën e kontrollit teknik, të miratuar nga ministri përgjegjës për transportin dhe është pajisur me certifikatën e kontrollit teknik. Ndërsa autobusët e transportit ndërkombëtar dhe brenda vendit të udhëtarëve, në linja të rregullta, si dhe në shërbimet e transportit të rastit/turistik të udhëtarëve, duhet të jenë të pajisur me sistem kondicionimi dhe qendër zëri, në përputhje me tipin e miratuar. “Çdo ndenjëse e autobusit duhet të jetë e pajisur me rripin e sigurimit. Autobusët e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve në linja të rregullta duhet të kenë dhe tualet (WC, lavaman të vogël dhe solucion pastrimi), në përputhje me tipin e miratuar, si dhe të jenë në gjendje funksionale. Aktvlerësimi për plotësimin e kushteve në komoditetin e autobusëve në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve lëshohet çdo vit, pasi autobusi ka kryer me rezultat pozitiv kontrollin teknik të detyrueshëm, në qendrën e kontrollit teknik të miratuar nga ministri përgjegjës për transportin dhe është pajisur me certifikatën e kontrollit teknik”, thuhet në urdhër.

TARIFAT 
Tarifat për kontrollin teknik të mjeteve të transportit publik të udhëtarëve, në zbatim të këtij udhëzimi janë të përcaktuara në udhëzimin nr. 4, datë 2.8.2013, “Për miratimin e tarifave të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre. Edhe tarifat për transportin ndërqytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve me autobus janë të pandryshuara nga urdhri ri.

(Burimi: Balkanweb/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al