Nasip Naço dhe Erisa Xhixho takim me të rinjtë e LRI-së në Kuçovë

Sot , të deleguarit e kryesisë  për qarkun e Beratit, z. Nasip Naço dhe znj. Erisa Xhixho, ishin të pranishëm në takimin e realizuar në Bashkinë Kuçovë me të rinjtë dhe të rejat e LRI-së Kuçovë. Ky takim ishte i fokusuar në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në parti, zgjedhje këto të cilat do të mbahen me 6 Nëntor dhe hapjen e partisë drejt antarësimeve të reja. LRI Kuçovë, ka dëshmuar gjithmonë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen në promovimimin e vlerave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke manifestuar dukshëm frymën pozitive dhe miqësore kudo ku ata jetojnë, punojnë apo investojnë fort për të ardhmen tyre dhe mbarë vendit. Të deleguarit e qarkut shprehen domosdoshmëerinë se çdo proces organizativ në parti duhet të ecë përpara me frymën dhe energjinë pozitive të të rinjve, pasi ata janë protagonistët kryesorë brenda LSI.

Ndërkohë znj. Xhixho në fjalën e saj vlersoi rolin vendimtar që ka LRI në organizimin dhe rritjen e LSI ndër vite.

“Ne duhet të hapim dyert drejt çdo të riu, qytetari, gruaje që kane deshire te behen pjese e LSI ,pasi vetëm kështu ne do mund të përballojmë sfidat e së ardhmes. Të bëhesh pjesë e LSI është të vendosësh sot për të ardhmen e vendit tënd, është të bëhesh pjesë e një misioni për të kontribuar për një Shqipëri më të zhvilluar, me më shumë mundësi punësimi dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. LSI si një forcë e përgjegjshme dhe serioze ka luajtur një rol vendimtar në miratimin me konsensus të reformës në drejtësi. Duke vënë interesin e të ardhmes europiane të vendit para çdo interesi tjetër. Ky miratim me konsensus na bën shpresëplotë për një rekomandim pozitiv të Komisionit Europian në Progres-Raportin e 9-Nëntorit. Pasi e ardhmja europiane e qytetarëve shqiptarë dhe mbi të gjitha e të rinjve është detyrim themelor i partisë sonë. Njëherësh për këtë proces u shpreh edhe Kryetari i Bashkisë Kuçovë z. Selfo Kapllani, i cili ka qenë dhe është një mbështetës i fortë i të rinjëve në këtë qytet. Vlerësimi i tij tek të rinjtë është evident pasi i ka bërë ata pjesë integrale e stafit të vet, duke besuar fort se këta të rinj janë një vlerë e shtuar e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe e gjithë komunitetit ku ata jetojnë. Në fund të aktivitetit u shpërndanë kartat për anëtarët e rinj të LSI të cilët shprehen dhe kënaqësinë e përfshirjes së tyre në LSI”.

“Vajza dhe djem plot ide dhe vizion që përherë me lënë mbresa. Përgjatë gjithë angazhimit tim pranë LSI kam vënë re se sa i rëndësishëm është ndikimi i rinisë në zhvillimin e proceseve reformuese brënda një force politike. Aktivitetet për të rinjtw dhe nga të rinjtw do të mbahen mend si më energjikwt dhe të gjithëve na krijojnë një emocion të veçantë. LSI ka vendosur një standart unikal të promovimit të të rinjëve në poste drejtuese të parties, por edhe më gjërë. Kjo dwshmon mbi vlerësimin e potencialit të tyre. Antarësimi i çdo të riu përbën lajmin më të mirë për mënyrën se si zhvillohet dhe rritet një parti. Nuk është thjeshtw çështje numerike, është më tepër se kaq! Është një çështje e dhënies së besimit, shpresës për të ardhmen që këta të rinj kanë, e inkurajimit dhe nxitjes së tyre për t’u realizuar në dëshirat dhe planet konkrete. Të rinjtë mbeten prioriteti më madhor për çdo nismë që ne ndërrmarim”, është shprehur Naço.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al