Kjo periudhë ka qenë shumë me angazhime për Realin e Madridit si në fushën e lojës, në seancat stërvitore ashtu dhe në infermierinë e ekipit. Për momentin nga Los Blancos janë dëmtuar 8 lojtarë, 3 prej të cilëve janë më seriozë.

Ekipi bën të ditur se Brahim Diaz është dëmtuar dhe do të qendrojë disa kohë jashtë fushave. Talenti spanjoll është dëmtuar në këmbën e majtë që në fillim të miqësoreve dhe kur filloi të rikuperohej ai u dëmtua përsëri.

Për Zinedine Zidane është e vështirë të zgjedh me 8 lojtarë që mungojnë. Marco Asensio mund t’i thotë mirupafshim pjesës më të made të sezonit pas dëmtimit të meniskut dhe këputjes së ligamentit në këmbën e majtë gjatë ndeshjes me Arsenal. Një ditë pas këtij u dëmtua dhe blerja e re Ferland Mendy.

Në ndeshjen e parë kundër Celta Vigos, madrilenët morën një fitore motivuese, por me gjithë lojtarët e dëmtuar do të jetë shumë e vështirë. Stafi mjekësor ka deklaruar se Eden Hazard do të jetë gati për ndeshjen kundër Levantes në datë 16 shtator.