Një sfidë në nder të kapitenit që nuk jeton më dhe që do të mbahet mend gjatë nga të dyja këto klube.

Të dielën në “Artemio Franchi”, Fiorentina pret Cagliarin në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Serie A, në atë që mund të konsiderohet ndryshe si sfida e Davide Astorit.

Një koreografi spektakolare dhe një banderolë përkujtimore që do tu dorëzohet familjarëve të ish-mbrojtësit.

Fiorentina dhe Cagliari janë dy klube ku Davide Astori ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Astori u nda nga jeta 4 marsin e kaluar vetëm pak orë përpara fillimit të sfidës mes Udineses dhe Fiorentinës.