Të rinjët e Kamzës zgjedhin LRI-në

KamzaLëvizja Rinore për Integrim ka zhvilluar Konventën Zgjedhore të strukturës së saj në Bashkinë e Kamzës. I pranishëm në këtë takim ka qenë nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,z. Ylli Manjani, i shoqëruar nga kryetari i LRI-së, z. Endrit Braimllari, kandidati për kreun e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana, si dhe anëtarë dhe drejtues të tjerë të LSI dhe LRI. Në këtë konventë është votuar për strukturat drejtuese të LRI-së në Kamzë, si Komiteti Drejtues dhe kryetari i ri. Të gjithë anëtarët e Lëvizjes Rinore për Integrim në Kamëz, votuan sipas parimit “Një anëtar, një votë” dhe drejtuesja e re u zgjodh, Denisa Puci.

Manjani KamezNë fjalën e tij, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, tha se të rinjtë kanë mundësi ta afrojnë politikën shqiptare, e cila pavarësisht moshës së re, po plaket çdo ditë. “Ju keni mundësi t’i ofroni politikës shqiptare pasionin, sepse ka nevojë politika për pasion. Nuk bëhen punët e mira pa pasion, nuk bëhet asnjë reformë e suksesshme pa pasion. Jepini rrugë politikës së re, jepini rrugë gjithë energjive pozitive për të cilat politika shqiptare ka nevojë dhe do ketë nevojë në të ardhmen e afërt dhe të largët”, tha ai.

Endriti KamezNdërkohë që kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, tha se LRI në Kamëz përfaqëson një zë të fuqishëm të të rinjve. “Dua të falenderoj të gjithë ekipin e LRI-së që prej vitesh ka punuar këtu në Kamëz. Jemi në një moment të rëndësishëm si LRI pasi kemi hyrë në fazën e konventave dhe pikërisht këtu në Kamëz ne ndihemi mirë pasi shohim të rinj dhe të reja që kanë dëshirë të punojnë, që marrin përsipër përgjegjësi kandidimi për t’i sjellë Kamzës më shumë mundësi punësimi dhe më shumë shërbime”, u shpreh z. Braimllari.

Klevi KamezKandidati për kreun e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana u shpreh: “Rezultatet e LSI në Kamëz kanë qenë rezultate të jashtë zakonshme, sidomos në zgjedhjet e 2015, zgjedhjet e fundit locale. Kjo si pasojë e mbështetjes së jashtëzakonshme që të rinjtë e Kamzës i ofruan LSI, mbështetja që LRI i dha LSI. Unë besoj se LRI dhe të rinjtë mund të jenë përmirësimi dhe ndryshimi i Shqipërisë. Në këtë garë në të cilën unë jam me Floidën, jemi në një garë pozitive, në një garë për të përmirësuar LRI dhe për ta çuar drejt përfaqësimit më dinjitoz në Parlamentin e Shqipërisë dhe Këshillat Bashkiakë.”

Denisa PuciNë fjalën e saj kryetarja e sapozgjedhur e Lëvizjes Rinore për Integrim në Kamëz, Denisa Puci, tha se “Unë premtoj që do të jem zëri, veshi, syri juaj. Unë ju premtoj të gjithë të rinjve që zëri i tyre do shkoj deri në instancat më të larta për çdo problem që ata kanë. Do mbështes denjësisht të rinjtë dhe kauzën e tyre për arsimimin dhe punësimin. Do luftoj fort për të drejtat e tyre si në parti dhe në qeveri.”

Erklenti KamezNë fjalën e tij një nga antarët e kryesisë së LRI, Erklent Krifsa u shpreh: “Janë pikërisht këto të rinj dhe të reja të cilët me punën e tyre të palodhur kanë krijuar një strukturë model këtu në Kamez. Ky është një shembull që duhet përhapur në gjithë Shqipërinë, ku bashkimi dhe solidariteti bën të mundur suksesin e LRI.”

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al