Të rinjtë e LRI, ekskursion për promovimin e zonave turistike dhe arkeologjike në rrethin e Pogradecit

1Të rinjtë e Lëvizjes rinore për Integrim në qytetin e Pogradecit zhvilluan një ekskursion për promovimin e zonave turistike dhe arkeologjike në rrethin e Pogradecit.

Të rinjtë e LRI-së vizituan bazilikën e paleo kristiane në gadishullin e vogël të fshatit Lin i cili ndodhet në pjesën perëndimore të Liqenit të Ohrit. Jeta në gadishullin e Linit daton në fillimet e periudhës së Hekurit, atëhere mendohet që Lini ka qenë një ishull i lulëzuar. Në pjesën e sipërme të gadishullit, zbulimet arkeologjike nxorën në dritë një mozaik shumë të veçantë që i përket shekullit të IV-V, kohës së sundimit të Perandorit Romak me origjinë ilire Justinianit.

1.1Mozaiku i Linit ndodhet në tokë dhe ka disa figura si zogj, peshq e zbukurime të tjera me pas rrugëtimi I të rinjëve të Lëvizjes rinore për Integrim vazhdoj drejt fshatit Golik ku të rinjtë qëndruan për të soditur urën e gurtë e cila është ndërtuar mbi lumin Shkumbin në afërsi të rrugës së vjetër Egnatia që lidhte Lindjen me Perëndimin, më pas intenerari vazhdoi drejtë fshatit të Selces i cili ndodhet 40 KM larg qytetit të Pogradecit ku ndodhen varret munumentale të Selces.

Selca u ngrit si vendbanim në shekullin VI-V para krishtit dhe mori zhvillim pasi ishte afër rrugës tregëtare Egnatia. Zbulimet arkeologjike nxorrën në pah 5 varre monumentale të gërmuara në shkëmb për nga struktura këto varre janë unikale në të gjithë Europën pasi ato janë në formë tuneli në brendësi të shkëmbit këto varre flasin për një shoqëri me nivel të lartë ekonomiko – kulturor te shekullit IV-III para Krishtit.

1.2Këtu mendohet të jetë varrosur edhe mbreti ilir Klit, sunduesi i Pelionit të lashtë varri përbëhet nga dy pjesë një është paradhoma ku vendoseshin objekte të ndryshme si armë dhe objekte balti të pikturuara si dhe thesare të ndryshëm ndërsa në dhomën tjetër vendosej sargofagu, varret ishte të zbukuruara me pllaka të vogla balti të ngjyrosura dhe me mbishkrime të ndryshme mbi to.

Lëvizjes rinore për Integrim gjatë këtij ekskursioni të veçanta të rinjtë promovuan turizmin kulturor dhe arkeologjik dhe u ndjenë krenar për vendet piktoreske dhe historike të rrethit të Pogradecit, në fund nuk mungoi dhe kulaçja me djath e zonës.

1.4Në këtë aktivitet merrnin pjesë dhe Kryetarja e Lëvizjes rinore për Integrim Floida Kërpaci, nën kryetari Klevi Pojana dhe sekretarja e prëgjithshme e Lëvizjes rinore për Integrim Ira Vejsiu. Me të rinjtë u bashkua dhe kryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim dega Pogradec, Gentian Çala .

Të rinjtë Lëvizjes rinore për Integrim e kaluan natën në Bishnicë, ku vizituan një qendër për fëmijet jetim, qendër kjo e mbështetur nga një fondacion gjerman.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al