Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim Berat, zhvilluan një aktivitet për promovimin e vlerave turistike dhe kulturore të qytetit

Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim Berat, zhvilluan një aktivitet për promovimin e vlerave turistike dhe kulturore të qytetit. Për këtë aktivitet, nënkryetari i LRI, Klevi Pojana u shpreh shumë optimist për pozitivitetin e të rinjve të LRI-së të cilët dhanë mesazhin e qartë se e duan dhe vlerësojnë pasurinë e tyre më të madhe, Shqipërinë.

Më poshtë statusi i plotë në facebook: 

“E nisën këtë nga kalaja e qytetit, e cilësuar si më i bukuri në Europë. Dje, Berati dukej më i bukur se kurrë dhe kjo falë të rinjve të LRI që e zbukuronin me pozitivitetin e tyre. Aty ku gërshetimi i së vjetrës dhe së resë ka pasur në shekuj dëshmitar malin madhështor të Tomorrit, të rinjtë e LSI dhanë mesazhin e qartë se e duan dhe vlerësojnë pasurinë e tyre më të madhe, Shqipërinë.

Qindra të rinjë të Beratit dëshmuan me prezencën dhe vullnetin e tyre se LSI është forca e të rinjve dhe mbështet maksimalisht të rinjtë. Kjo përbën dhe besimin e çdo të riu se LSI do jetë forcë e parë politike në zgjedhjet e ardhshme.
E thënë jo thjesht për propagand politike, por mbi të gjitha kjo qëndron si alternativa më e mirë, alternativë që do të prodhojë zgjidhje për shumë probleme që vendi ka sot. LSI punon çdo ditë për të krijuar më shumë shance për rininë shqiptare.
LSI është e vendosur të punojë për të krijuar një sistem më të mirë edukimi, pasi shikon te arsimimi forcën kryesore të zhvillimit të vendit. LSI është e vendosur të jetë forca politike që do të angazhohet për më shumë vende pune, dinjitoze dhe të mirëpaguara, nis pikërisht nga këtu rritja e mirëqenies dhe e standartit të jetesës. Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike korrekte dhe koherente në raport me qytetarët. Ka treguar dhe tregon gjithmonë përgjegjësi për veprimet apo mosveprimet politike duke u sjellë në një mënyrë jo tipike për politikën shqiptare, por krejt orgjinalë dhe të drejtë në marrëdhenie me njerëzit.

LSI merr forcë dhe energji nga pozitiviteti i të rinjve dhe besimi tek një e nesërme më e mirë. Shqipëria europiane merr jetë nga ëndrrat e të rinjve. Lëvizja Socialiste për Integrim është e thjeshtë në mesazhin e saj, por tepër e saktë pasi të ofrosh një shans për të gjithë është pikërisht ajo që i duhet sot vendit!”

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al