Të rinjtë: Kjo qeveri po tregon se nuk ka asnjë qëllim të luftojë skamjen dhe varfërinë

 

LRI zhvillon një bashkëbisedim me studentët e Shkencave Sociale me temë “Ndihma ekonomikenjë e drejtë e munguar 

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi ditën e sotshme një tryezë bashkëbisedimi me studentët e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës me temë “Ndihma ekonomike, një e drejtë e munguar”. Në këtë tryezë diskutimi rreth skemës se re të ndihmës ekonomike ishin të pranishme deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj dhe Floida Kërpaçi. Problematika e madhe e çështjes së lënies së mbi 20 mijë familjeve pa ndihmë ekonomike nga të ashtuquajturat ‘reforma’ të qeverisë po lënë të gjithë këto familja, dhjetëra-mijëra shqiptarë në një skamje totale, pa asnjë mundësi që të mbijetojnë. Studentët e Shkencave Sociale u shprehën se realiteti në Shqipëri çdo ditë e më shumë po na tregon që varfëria ka pllakosur familjet shqiptare. Sipas tyre, vendimet e qeverisë duke i hequr dhe kafshatën e bukës familjeve po tregojnë se kjo qeveri nuk ka asnjë qëllim ta luftojë këtë plagë më të madhe të shoqërisë. Diskutimi i djeshëm u orientua në disa pika kryesore të lidhura me çështjen e ndihmës ekonomike si kriteret e aplikimit, mos trajnimi i punonjësve socialë, mënyra e aplikimit, integrimi i individëve qe janë pjesë e skemës në tregun e punës si dhe çështja e banesave sociale. Në përfundim të kësaj tryeze u arrit në disa konkluzione, që do përkthehen në propozime reale, të cilat më pas do të paraqiten nga deputetet e LSI-së në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, ku do diskutohet edhe projektligji i ri. 

whatsapp-image-2018-03-12-at-20-58-08

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al