Një i vdekur dhe tre të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë është bilanci i të shtënave me armë gjatë natës në Melbourne, në Australi, jashtë klubit të natës “Love Machine”.

Policia po heton incidentin, i cili duket të jetë i lidhur me gjobëvënien që kishte në shënjestër klubin dhe ka kërkuar nga çdo dëshmitar që të jepte informacione të dobishme. Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim. Viktima është një burrë 37-vjeçar.

Ngjarja u zhvillua jashtë klubit, i cila qëndroi i hapur dhe klientët nuk kanë vërejtur asgjë. Policia po heton një Porsche suv, nga e cila dikush hapi zjarr. Makina u gjet e djegur jo shumë larg nga vendi i ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri