Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në fshatin Vukatanë të Shkodrës.

Mësohet se dy persona, të cilët lëviznin me motor kanë qëlluar drejt makinës tip ‘Hundai’ me targa AA 207 CV, e cila drejtohej nga shtetasi me iniciale ‘F.H’.

Ndërkohë paraprakisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.