Një person i armatosur ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur disa të tjerë, në qendër të qytetit gjerman, Rot am See.

Personi i armatosur hapi zjarr nga një ndërtesë. Autori është arrestuar afër stacionit të trenit.

Grupi policor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe bën me dije se çështja është e lidhur me konflikte personale ndërsa ka përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist.

Emri i personit të armatosur nuk është bërë me dije ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.