Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në Vlorë, ndërsa administratori i njësisë Kotë i raportuar i plagosur ka ndërruar edhe jetën.

Burimet bëjnë dije se i plagosuri quhet Ardit Gjika, dhe është administrator i Njësisë Kotë. Ngjarja  dyshohet të ketë ndodhur në Mavrovë në momentin kur po punohej për shtrimin e rrugës. Mësohet se banorët u konfliktuan me njërin prej punonjësve të rrugës dhe njëri nga banorët qëlloi me armë drejt punëtorëve.

Plagosja ka rezultuar fatale për administratorin e njësisë Kotë, i cili pasi u raportua i plagosur ndërroi jetën në spital. Para një viti u vra edhe kreu i mëparshëm i Njësisë së Kotës.