Numri i të vdekurve në Iran nga koronavirusi ka arritur në 3,160 me 124 vdekje të tjera gjatë 24 orëve të fundit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpur për TV shtetëror të enjten.

Ai deklaroi se vendi numëronte 50,468 raste infeksioni dhe 3,956 persona të infektuar në gjendje kritike.

Po ashtu, pati 2,875 raste të reja të të infektuarve në 24 orët e fundit. Ndërkohë, 16,711 njerëz janë shëruar nga sëmundja,” tha Jahanpur.