Intervista kryetares së LSI, Monika Kryemadhi per Nisida Tufa, News 24

-Prishja e Teatrit çfarë sjell dhe çfarë do të beni ju?
E para veprimi i firmosjes së një letre të një vendimi sikur ishte mbledhur Këshilli Bashkiak, tregon dhe një herë haptas fytyrën e vërterë të qeverisë shqiptare dhe të këtij grupi kriminal që kanë uzurpuar Shqipërinë, shtetin e shqiptarëve, të ardhmen e shqiptarëve dhe kanë grabitur dhe vazhdojnë të grabisin çdo ditë e më shumë jo vetëm pronën, por tashmë do të fillojnë të grabisin edhe jetën e përditshme të tyre.
Nuk na bënte përshtypje dhe nuk i bën përshtypje asnjë njeriu sesi u grabit firma e një Presidenti për një anëtar të Gjykatës së Lartë, por tani shikoni sesi grabitet në mënyrë flagrante ditën për diell një objekt, i cili për hir të së vërtetës ka jo vetëm një përkrahje dhe një mbrojtje të jashtëzakonshme nga artistët, nga komuniteti i artistëve, nga shoqëria civile, nga pjesa më intelektuale e Shqipërisë, por tani ka dhe një përkrahje edhe nga institucionet ndërkombëtare, të cilat janë të lidhura me kulturën dhe trashëgiminë kulturore. Ajo që dua të theksoj tregon që abuziviteti dhe mashtrimi dhe absurditeti i kësaj qeverie ka kaluar çdo limit.
Gjatë gjithë kohës së pandemisë pamë sesi qeveria jo vetëm mashtronte dhe gënjente, por dhe tallej me varfërinë e qytetarëve duke thënë se kishte shpërndarë rreth 800 000 pako me ndihma. Mjafton të kalkulosh mbledhjen matematikore në Facebook sikur të mbledhës gjithë Facebook e qeverisë dhe të Edi Ramës nuk i kalojnë më shumë se 9 000 ndihma për familjet shqiptare dhe më pas për të mos folur më për mungesën e transparencës përsa i vjen pagave të luftës, ndihmës dhe shumë gjëra të tjera.
Ajo që dua të theksoj që në këto kushte të varfërisë së thellë ekonomike, të pandemisë që i ka izoluar dhe i ka futur në shtet-rrethim shqiprarët që kjo është një histori më vete sepse kush është ky dhe cilët janë grupet që vendosin shtet-rrethimin e shqiptarëve dhe izolimin e qytetarëve të Tiranës. Kush është my grup dhe cilët janë këta specialistë, të cilët vendosin dhe kanë informacionin nëse virusi në orën 5.30 del rrugve të Tiranës apo mbyllet në një skutë dhe nuk del gjithë paradites. Mjafton të dalësh sot nëpër Tiranë dhe do të shohësh grupe njerëzish, të cilët janë normalisht dhe jetojnë jetën e tyre. Por ka vetëm një dëm. Dëmi është në ekonomimë shqiptare. Në fakt vetëm në 2 muajt e fundit dhe me këto numra që ka kanë humbur 60 000 vende punë më Tiranë dhe mund të shkojë dhe më shumë se 60 000.
Jo shumë larg takova një grua që kishte në biznes dhe kishte falementuar, jo vetëm që kishte larguar të gjithë punëtorët, por do të presë momentin kur tatimet te vijnë të më vijnë dhe të më mbyllin dhe të më likuidojnë dhe janë kthyer si çakenj dhe si hijena për të grabitur dhe për të marrë allizhverishe. Mjafton të shikoni faturat e energjisë elektrike.

-Zonja Kryemadhi dua të prekim bashkë një sërë çështjesh duke përfshirë dhe ato që ju thatë për orarin, mbi pandeminë, mbi shtetrrethimin por pak çaste më pas sepse dua ta përfundoj këtë pjesën e teatrit, sipas jush pse vendimi për teatrin vjen pikërisht tani? Sepse Nisida vendimi mbi teatrin nuk ka të bëj me teatrin, vendimi për teatrin është që djemtë i kërkojnë Ramës kaparin, kanë dhënë paradhënie dhe tani duan o t iu kthejë kaparin ose të japin lejen e tyre. Prishja e teatrit Nisida nuk ka të bëj fare me teatrin. Prishja e teatrit është për të krijuar hapësira dhe për të ndërtuar kullat e larta në lartësi që të ruajnë distancat urbanistike nesër. Ata duan të shembin teatrin dhe që më pas të ngrejnë kullën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave dhe që të kenë mundësine e distancave nga Ministria e Transportit dhe nga Ministria e brëndshme. Kjo ëshë arsyeja që sot në një situat emergjence nuk kemi as tendera, nuk kemi as veprimtari politike. Ndërsa veprimtari shkatrrimtare paskemi ne për të shkatrruar teatrin. Pse duhet të shkatrrohet teatri tani? Pse duhet të shkatrrohet teatri pa një vendim të IKT që merret më lejet e ndërtimit? Pse duhet shkatrruar teatri pa dal kush do jet projekti i ri? Ku janë parat? Sepse në të gjithë ndërtuesit në Shqipëri , duhet të paguash 8% të lejes së ndërtimit, ku leja e ndërtimit shoqërohet me lejen e prishjes dhe me lejen e ndërtimit. A mund ta dimë ne lejen e ndërtimit për teatrin e ri? Atëherë pse duhet prishur teatri? Sepse duhet të jepet leja për tu ndërtuar kullat dhe për të bërë pastrimin e parave të drogës të djemve të Edi Ramës të cilët ja kanë dhënë kaparin shumë kohë më përpara dhe tashmë ai duhet të kthej karaçin.

-A do të qendroni ju bashkë me artistët në këto ditë të vështira edhe në orët e mbrëmjes?
Sot është rradha ime për të qendruar natën në godinën e teatrit. Dje e kishte z. Basha. Nesër do të dal dikush tjetër dhe kështu me rradhë.
-Kjo është një mbështetje morale?
Kjo është një mbështetje morale dhe fizike.
– Po pse fizike znj. Kryemadhi?
Sepse ne do të jemi aty dhe nuk do të guxojë askush që të hy pa kaluar mbi trupat tanë. Pra nuk kam nevojë unë që të thërras qytetarët e Tiranës apo të bëjë mitingje me 100 njerëz. Aty jam unë dhe le të shkelin mbi trupin tim dhe pastaj le të vazhdojnë ta prishin godinën.
-Pra ju mendoni se mund të ketë fadroma që mund të vinë ta prishin godinën?
Absolutisht. Z. Rama I ka bërë gati fadromat. Ka njoftuar edhe gardën e republikës dhe forcat e ndërhyrjes së shpejt. Sapo më dërguan edhe disa fotografi, kishin bërë gati edhe ato botet me ujë edhe këto bombulat me gaz lotsjellës. Nuk ka absolutisht asnjë lloj problemi. Po ju njoftoj që ndryshe nga herët e tjera që ne i jemi larguar gazit lotsjellës, unë do të qendroj aty dhe me diagnostikimin që kam unë dhe nëse hidhet gaz lotsjellës unë vdes në vend. Kështu që po ia bëj të qartë Edi Ramës, Sandër Lleshaj dhe kujtdo tjetër. Unë e kam ndarë mendjen do të rri aty. Nuk ka më çështje pushteti. Një pikë gjaku po ra në atë shesh është kokë për kokë me Edi Ramën. Edi Rama paratë që ia ka marrë djemve të Spanjës, të Hollandës, të Anglisë, të Italisë, të lërë haraçin e check up-it të koncensionit të shëndetësisë dhe t’ua kthejë paratë mbrapsht. Nuk ka më truall Teatri pronë publike, që t’ia kthejë si ti dojë qejfi Edi Ramës për ta kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave. Dhe përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje Prokurorisë të sekuestrojë protokollin e Bashkisë dhe kamerat e sigurisë së Bashkisë së Tiranës. Në qoftë se ky proces do të zgjatet më shumë, atëherë dhe Prokuroria do të jetë bashkëfajtore për prishjen e pronave të këtij falsifikimi dhe këtij korrupsioni, shpërdorimi dhe mashtrimi të opinionit publik si asnjëherë tjetër.

-Zonja Kryemadhi si i komentoni ju deklaratat e kryeministrit kur shprehet se për çfarë artistësh më flisni për Teatrin, kur aty nuk është Robert Ndrenika, Ndriçim Xhepa, apo një sërë emrash që renditi kryeministri? A keni ju një reagim mbi këtë përcaktim që bën kryeministri?
E para, kryeministri flet me emra të përveçëm për artistët, të jeni të bindur që qoftë Robert Ndrenika, qoftë Ndriçim Xhepa, qoftë Luftar Paja e shumë të tjerë, vërtetë nuk janë në atë qëndresë aty, por ata nuk kanë forcën, qoftë fizike edhe të përballjes me qeverinë për shumë arsye. Vetëm në Shqipëri politika drejton artin. Në çdo vend të botës dhe çdo vend demokratik arti është ai që ndihmon politikën. Shikojmë artistë të famshëm, të cilët ndihmojnë me para, me donacione fondacione politike apo fushata elektorale. Vetëm në Shqipëri e ka bërë Edi Rama që politikanët e qeveritë u japin para artistëve për të bërë një shfaqje apo për të mbajtur shpirtin gjallë. Prandaj është i vetmi vend në Europë, nuk po them për në botë, se edhe disa vende të tjera të botës së tretë kanë ligjin për artin më të mirë se ne, që nuk ka ligj për artin, ku artisti jep jo vetëm dinjtet por nxjerr në pah anën më të mirë të tij. Pra njerëzit të cilët duhen të jenë të lirë në mendimet e tyre vetëm në Shqipëri izolohen. Dhe ajo që është e vërteta që nuk mund ta fshehim dot, Edi Rama është një artist i dështuar dhe gjithë jetën e tij ka për ta pasur peng që nuk arriti të bëhej një aktor apo një piktor i suksesshëm. Ju e keni parë në filmin e Ermal Mamaqit, një aktrim shumë primtiv, mediokër dhe aty tregoi dhe pasionin që kishte për artin dhe prandaj kjo është një nga arsyet që e ka urryer Teatrin sepse nuk ka qenë dot kurrë pjesë e këtij tempulli të artit dhe të kulturës. Nuk ka qenë kurrë pjesë e atij amfiteatri veprash kulturore që të jetë duartrokitur nga shikuesit e tij. Gjithë jetën e tij Edi Rama është duartrokitur vetëm nga njerëzit të cilët e kanë dhunuar dhe e kanë duartrokitur për nënshtrimin e tij. Dhe tashmë ai përsëri është i nënshtruar nga krimi i organizuar dhe presin që ta duartrokasin shqiptarët dhe artistët shqiptarë por të jetë i bindur që kjo nuk ka për të ndodhur.
-Edhe një pyetje për Teatrin znj. Kryemadhi, ju thatë që sot është radha juaj dhe kështu do të vijojë por në kushtet që do të jemi të këtij izolimi e që orari nuk e lejon këtë gjë, do të shkoni përsëri se kështu ndoshta thyen edhe rregullat e qarkullimit të orareve të grumbullimit?
E para të gjitha fashat e orareve qe ka shpallur me VKM Edi Rama janë të paligjshme. Sepse të gjitha fashat e izolimit shpallen në bazë të një raporti mjekësor dhe studimi biologjik e mikrobiologjik të institucioneve shëndetësore në Shqipëri. Institucionet shëndetësore në Shqipëri nuk kanë më mjekë dhe specialistë. Institucionet shëndetësore në Shqipëri nuk ekzistojnë. Edhe ai që thatë ju pak më përpara, që bazohet po themi Këshilli Bashkiak i Tiranës, për sa i përket Institutit të Ndërtimit, a e dini ju që zoti Rama e ka shkrirë Institutin e Ndërtimit, ka 6-7 vite që nuk jep as para, as rroga, ska as laborator. Sepse laboratori i Institutit të Ndërtimit, ku bëheshin provat, maketet e projektet, është ndërtuar pallat. Kështu që Instituti nuk është më. Prandaja ai material apo dokument që ka paraqitur nuk ekziston, njerëz të cilët nuk janë, janë vetëm në bordero, firmosin dhe rrinë gjithë ditën në Facebook e i bëjnë elozhe Edi Ramës. Ky është realiteti i vërtetë. Dhe tjetra, le të më gjobisin, le të më arrestojnë, të bëjnë ç’të duan, unë kam thënë që çdo vendim të atij Parlamenti që është me 82 deputetë, që është i paligjshëm, nuk e njoh, pra çfarë do të thotë? Nuk njoh gjendjen e jashtëzakonshme, nuk njoh VKM-të e Edi Ramës sepse edhe kjo që ka nxjerrë ky që ka mashtruar, sipas saj i bie që ne duhet ta zbatojmë, qenka Toni Goga. Po vetëm 1 pyetje kam se ju të Neës24, a e dini se kush ishte drejtori juridik në Bankën e Shqipërisë për të cilën u arrestuan të gjithë ata vetë, që i mori në qafë të gjithë ata njerëz, e dini Nisida? Toni Gogu ishte drejtor juridik i Bankës së Shqipërisë i cili mbante përgjegjësinë kryesore për aferën e Bankës së Shqipërisë me të cilën u akuzuan shumë njerëz dhe më pas morën pafajësinë.
Prandaj nuk më çudit firma e Toni Gogut, nuk më çudit as sjellja e Edi Ramës, dhe nuk më ndalojnë as VKM-të as të Edi Ramës dhe as të atyre që janë pas Edi Ramës.
-Znj Kryemadhi që të vijojmë me pyetjet se dhe ju keni mjaft angazhime të tjera, për sa i takon masave që po ceknim pak më parë që virusi kyçet apo nuk kyçet përpara orës 17:30, ju jeni për masa më të lira tani, që të zgjerohet orari, që të hapet…?
Nisida, po ju a them sinqerisht, Koronavirusi është një virus laboratori i prodhuar për arsye nga më të ndryshmet, nga laboratorë të ndryshëm sepse ne nuk shërbime sekrete që të zbulojmë kush e ka zbuluar dhe për çfarë e kanë prodhuar, por është laboratorik, nuk është bakteriologjik, pra çfarë do të thotë? Do të thotë që njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm, ta lajnë duart, të presin thonjtë, të krijojnë higjienën personale në punët ku ata punojnë, në tavolinat e zyrës, ti fshijnë ti pastrojnë, por ne i kemi pas marrë plehrat përditë në shtëpi sepse ka të bëjë më çështjen e sensibilizimit të higjienës vetjake edhe të gjithë gjërave të tjera.

-Atëherë përse e bën Edi Rama këtë z. Kryemadhi?
Edi Rama ka falimentuar ekonomikisht. Edi rama sot nuk ka më mundësinë të japi paga, pensionet, për mësuesët, për mjekët, për pensionistët. Mezor po pres të shikoj listën e mjekëve dhe të infermierëve që tha se do ti shpërblejë më 1 mijë euro, ata që do të jenë në vijën e parë të COVID-19. Edi Rama tha që ka shpërndarë 800 mijë pako, që i bie që shumë familje shqiptare të kenë marrë pako. Ndihma që s’besoj se i kanë marrë. Edi Rama tha se do të bëjë paketë e parë ekonomike dhe do të japë pagën e luftës. Po presim të shikojmë se kush janë 56 mijë shqiptarët që kanë marrë pagën e luftës.Edi Rama tha për paketën e dytë ekonomike që do të ishte për fondin e sovranitetit, të cilën sot e kësaj dite të gjitha bankat e nivelit të dytë thonë që nuk e japin, sepse qeveria iu ka thënë bankave dhe bizneseve që të marrin kredi për të paguar taksat e bashkisë, taksat e qeverisë, jo që të mbajnë biznesin gjallë dhe të mbajnë punëtorët në punë. Paketa e tretë ekonomike që duhej të ndihmonte për turizmin, për fasonët për bujqësinë është legalizimi i kanabisit që sipas z.Rama ka ndërmend që të monopolizojë edhe njëherë që të gjelbërojë Shqipërinë me kanabis dhe të kthejë edh njëherë 2016. Por nga informacionet tona thuhet se është 2 fishi i sasisë së mbjellur më 2016.

-Çfarë duhet bërë tani? Cili është propozimi juaj?
Ne jemi duke bërë gati një plan edhe si opozitë, por edhe ne me specilistët tanë pranë LSI. Ne kemi punuar dhe po kërkojmë për të pasu një plan afatshkurtër për studentët të cilët kanë paguar qeranë e muajve mars, prill, maj, qershor dhe I kanë humbur këto para. Do të paguajnë tashmë qeratë e shtëpive edhe për periudhën korrik dhe gusht, sepse do të shkojnë në shkollë dhe e kanë të pamundur edhe të punojnë, edhe të paguajnë.
Të paktën është dalja e menjëhershme që vjen me bllokimin e koncesioneve urgjentisht dhe paratë e koncesioneve të injektohen menjëherë në ndihmë të biznesit të vogël dhe të mesëm në mënyrë të tillë që të fillojë lëvizja. Krijimi i infrastrukturës dhe i zhveshjes nga taksat lokale e çdo taksë tjetër, të paktën për periudhën e verës për të gjithë turizmin shqiptar, sepse i gjithë spektri i turizmit përfshin 22-25% të GDP-së, pra 270 mijë shqiptarëtë punësuar, të cilët 60 mijë kanë humbur dhe deri në fund të gushtit më shumë se gjysma e 270 mijë kanë për të humbur vendet e punës nëse nuk do të ketë injektim të menjëhershëm të parave të koncesioneve në ekonomi për ndihmën e biznesit të vogël dhe biznesit të mesëm dhe më pas krijimi i klimës së biznesit që vjen si afatgjatë dhe afatmesëm që ka të bëjë me investimet e huaja dhe rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Dëgjojmë dhe shikojmë të gjithë ambasadorët që flasin për Reformën në Drejtësi, por kush investitor amerikan dhe evropian do të vijë në Shqipëri kur shikon se si Erion Veliaj, e ardhmja e PS, mëkëmbësi i Edi Ramës falsifikon në mënyrën më flagrante, ditën me diell një vendim të Këshillit Bashkiak për të shembur një pronë publike që është trashëgimi kulturore. Edhe po nuk qe shpallur nga një qeveri shqiptare, e kanë shpallur qytetarët dhe artistët. Prandaj kjo është ajo që ne propozojmë. Ne kemi dhe 7 masat e tjera që i kemi propozuar në aspektin e ekonomisë. Masat absurde të qeverisë kanë krijuar një dëm në ekonominë shqiptare mbi 2 milion euro dhe sot ne kemi asgjë tjetër veçse një gropë të madhe të zezë, kanion që s’dihet ku fillon dhe ku mbaron që e ka futur Shqipërinë në terrin e varfërisë dhe të krizës së urisë që do të pllakosë vendin.
Ne për herë të parë në këto 30 vite tranzicioni, duhet ti garantojmë shqiptarëve ekonomi dhe barazi ekonomike. Kjo është e domosdoshme, sepse të shkretët shqiptarë në 50 vite diktaturë dhe 30 vite tranzicion nuk po gjejnë dot rehat për të jetuar si qytetarë evropianë.