Italia është e pasur me Teatro të bukur dhe historikë Operash, shumë prej të cilëve funksionojnë ende si të tillë. Artdashësit duhet të vizitojnë të paktën një teatër në Itali dhe të shijojnë një shfaqje aty.

La Fenice në Venecia

La Fenice në Venecia është një nga teatrot më të famshëm në Europë. La Fenice u hap për herë të parë në vitin 1792 por u shkatërrua dy herë keq nga zjarri. Kohët e fundit La Fenice është restauruar dhe rihapur. Ndodhet pranë Piazza San Marco.

Teatro di San Carlo

Teatro di San Carlo në Napoli është teatri më i vjetër në Itali, në vitin 1737. Opera, shfaqje baleti dhe opera të shkurtra komike vijojnë të vihen në skenë në Teatro di San Carlo. Ndërkohë është planifikuar edhe ndërtimi i një muzeu.

Teatro Comunale në Bolonja

Teatri në Bolonja është një ndër më të bukurit në Itali dhe gjithashtu një ndër më të vjetrit. Është një shembull mbresëlënës i arkitekturës baroke të shekullit XVIII. Teatri ndodhet në zemër të zonës historike të Bolonjës. Në të zhvillohen opera, shfaqje muzikore e simfonike.

Teatro Massimo në Palermo

Teatro Massimo në Palermo është një ndër teatrot më të rëndësishëm në Sicili dhe një ndër më të bukurit në Europë. Ai u hap së pari në vitin 1897 dhe shënoi fillimin e belle epoque në Palermo. Gjatë gjithë vitit shfaqen opera, shfaqje baleti dhe muzikore.

Teatro Regio në Parma

Teatri neoklasik i Parmës u ndërtua në vitin 1829. Në skenën e tij vihen opera, performanca kërcimi, drama, koncerte etj.

Teatro Verdi në Pisa

Teatro Verdi në Pisa është një ndër teatrot më të bukur në Italinë Qendrore. Salla me 900 vende u përurua në vitin 1867 në tavanin e të cilit është pikturuar një afresk i mrekullueshëm. Në të zhvillohen opera, shfaqje muzikore, drama etj.

Teatro dell’opera në Romë

Roma ka një teatro të bukur ku zhvillohen mjaft koncerte klasike kërcimi dhe shfaqje operash. Në verë, këto shfaqje mbahen në Banjat antike të Caracalla, një vend i mrekullueshëm për të ndjekur një shfaqje artistike nën yjet e mbrëmjes.

Arena di Verona

Edhe pse nuk është një Teatro, Arena di Verona është një vend fantastik për shfaqje artistike. Sezoni fillon në qershor, por ndonjëherë në të zhvillohen edhe evente të tjera gjatë vitit.

Sferisterio Opera Festival

Sferisterio Opera Festival zhvillohet në një skenë të hapur në fshatin Macerata, në rajonin Marche të Italisë Qendrore. Shfaqjet zhvillohen në korrik dhe gusht me artistë të nivelit të lartë.