Telegrafi: Produktet shqiptare me origjinë shtazore, me këto investime, bëhen gati për eksport drejt BE-së

Zëvendësministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Roni Telegrafi, mori pjesë të premten në ceremoninë e inaugurimit të një prej kompanive kryesore të përpunimit të mishit dhe të produkteve të tij në Shqipëri, “Fix”. I ftuar në ceremoninë e përpurimit të zyrave dhe magazinave frigoriferikë në Tiranë, Z.Telegrafi deklaroi, se “falë investimeve private serioze, por edhe mbështetjejës që Ministria e Bujqësisë i ndihmon këto kompani me anë të grandeve e subvensionimeve, bisneset që kanë lidhje me ushqimin po njohin rritje dhe zhvillim, duke çuar në nivele më të larta edhe cilësinë e sigurinë ushqimore”. “Më lejoni që të shpreh urimet e mia për këtë investim kaq serioz për kompaninë ‘Fix’, e cila, e ngritur dhe krijuar prej shumë vitesh në Korçë, aty ku dhe prodhon, me investime të mëdha sot është më pranë konsumatorëve me këtë investim në kryeqytet, nga ku do të bëhet dhe shpërndarja e produkteve të mishit. Veç investimit të vetë kompanisë, “fix” është mbështetur dhe nga Ministria e Bujqësisë, nëpërmjet AZHBR-së. Ju uroj suksese në zhvillimin tuaj, si dhe në çuarjen sa më lart të sigurisë ushqimore, gjë që do të bëjë të mundur dhe eksportin e produkteve shqiptare me origjinë shtazore në vendet e BE-së”, theksoi Telegrafi.

Pas fjalës përshendetëse, ku Drejtori i Përgjithshëm Nesti Tarusha foli për investimet e tij dhe qëllimet e kompanisë, të pranishmit vizituan ambientet e ‘Fix’, magazinat frigoriferike zyrat dhe gjithëçka tjetër që i shërben sigurisë ushqimore.

Kompania “Fix” është një ndër disa shqiptaret, që Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti iu ka dhënë vulën e cilësisë, pasi kanë arritur standardet teknologjike të prodhimit, me cilësi të lartë dhe duke garantuar dhe sigurinë ushqimore në të gjitha hallkat e zinxhirit të saj.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al