Telegrafi: Të hartojmë strategji për për menaxhimin e burimeve, të rrisim të ardhurat e komuniteteve të peshkimit

zevendesministri1Zëvendësministri i Bujqësisë, Zhvllimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Roni Telegrafi, mori pjesë në Konferenca e Nivelit të Lartë Drejt për Bashkëpunimit të Zgjeruar mbi Peshkimin dhe Akuakulturën në Detin e Zi, mbajtur në Bukuresht, Rumani, në datat 24 dhe 25 tetor 2016.

Kjo konferencë u organizua nga Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun dhe Detin e Zi (GFCM) i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO), në bashkëpunim me Komisionin e Detit të Zi; Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) dhe EUROFISH”, si dhe Qeverinë e Rumunisë.

Konferenca u zhvillua nga një takim ekspertësh në një tryezë të rrumbullakët, e ndjekur nga një seancë e nivelit të lartë, ku u diskutua për aspektet strategjike të lidhura me bashkëpunimin në peshkim dhe akuakulturë, në nivel rajonal.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë konferencë, Zëvendësministri Telegrafi prezantoi në Bukuresht një panoramë të zhvillimit të sektorit të peshkimit në Shqipëri, miratimin në Parlament e Ligjit “Për akuakulturën” dhe sfidat e këtij sektori në kuadër të procesit te anetaresimit në BE. Sipas zëvendësministrit shqiptar të bujqësisë,  “qëndrueshmëria e sektorit të peshkimit dhe ndikimi ekonomik e social që ka në ekonomi e më gjerë, e vendos Shqiperinë, si vend mesdhetar, ne kuader te JFCM, si një ndër vendet me pritshmëri të lartë e të qëndrueshme në sektorin e peshikimit”.

“Ne jemi mjaft të vetëdijshëm se rezervat e peshkut janë të prekura nga mbipeshkimi, i cili është një problem i përbashkët, me të cilin po përballemi të gjithë. Duhet që, së bashku të hartojmë dokumentet strategjike për menaxhimin e burimeve, duke rritur të ardhurat e komuniteteve të peshkimit, të cilat varen shumë nga këto burime dhe në mënyrë të veçantë, për peshkimin në sasi të vogel, i cili luan një rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e këtij sektorit dhe janë këto objektivat e përbashkëta në kuadër të Komisionit te Pergjithshem te Peshkimit  për Mesdheun”, theksoi Telegrafi.

Objektivi kryesor i konferencës dyditore në Rumani, ishte inkurajimi për bashkëpunim të zgjeruar në shkëmbimet e njohurive mbi çështjet kyçe që ndikojnë në Menaxhimin e Peshkimit.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al