Moti vijion me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin gjatë paradites, por pas mesditës pritet kthjellim gradual i motit në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar ekstremet Verilidje-Jugperëndim.

Këto zona mbeten me vranësira deri vonë pasdite ku moti kthjellohet në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare por e fortë në mesditë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Temperaturat e ajrit vijojnë konstante në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 11 gradë në 32-33 gradë.