Temperaturat do të zbresin deri në minus 17 gradë

Në ditët në vazhdim vendi ynë do të ketë temperatura shumë të ulëta që do të arrijnë në nivele ekstreme, deri në minus 17 gradë në zonat malore, dhe kjo për shkak të një mase të ftohti me origjinë nga Arktiku që tashmë ka pushtuar Europën qendrore dhe një pjesë të asaj lindore.

I njohur ndryshe si “i ftohti arktik”, acari do të bëjë që ky dimër të jetë më i ashpri në vitet e fundit.  Rezarta Xhakollari, meteorologe e ftura në ” Revistën Televizive të Mbrmjes” në Top Channel. Ajo deklaroi se gjendja e motit në vendin tonë do të përkeqësohet në ditët e ardhshme. Kryesisht  dita e martë dhe e mërkurë do të shënojë edhe temperaturat më të ulëta, nga ­15 deri në ­17 gradë në zonat malore, ndërsa ato maksimale do të jenë po në vlera negative, deri në ­5 gradë. Duke pasur parasysh këtë, Xhakollari ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes pasi këto temperatura do të sjellin edhe probleme të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të qarkullimit, pasi era e ftohtë do të konvertojë borën në akull. Ajo tregoi edhe parashikimet për temperaturat që do jenë në vendin tonë duke filluar nga dita e sotme (e shtunë) deri në fundjavën e ardhshme.

E pyetur nga gazetari Ilir Paço se cilat vende janë prekur deri më tani nga ky i ftohtë Xhakollari shpjegon se deri tani janë prekur vendet si Skandinavia, ishujt britanikë, Europa Qendrore, Gjermania të cilët po përjetojnë një të ftohtë me borë dhe temperatura të ulëta prej disa ditësh, por edhe vende si Hungaria, ndërsa në këto momente kur po flasim ka reshje bore në Kosovë, Maqedoni dhe në pjesën veriore të Shqipërisë. Dita e premte është karakterizuar me një mot me reshje të dendura shiu, masat ajrore kanë qenë relativisht më të lagështa. Duke filluar nga dita e shtunë këto masa të ftohta do të drejtohen në Ballkan e do të përfshijnë edhe vendin tonë. E shtuna do të jetë një ditë me vranësira, reshje shiu dhe reshjet e borës që do të fillojnë në orët e para të mëngjesit, por në pjesën e dytë të ditës reshjet do të prekin pjesën më të madhe të Shqipërisë, pra në verilindje të territorit, në qytetet si Peshkopia, Kukësi, Tropoja, Burreli, pjesa juglindore, Korça, Pogradeci,  ndërsa ditën e diel parashikohet që të ketë reshje bore në të gjitha vendet me 200 metra mbi nivelin e detit që do të thotë se do të prekin edhe qytete të ulëta si Kuçova, Përmeti dhe Gjirokastra për shkak të luginës së Vjosës.

Parashikohet që reshjet e borës të mos prekin vetëm qytetet bregdetare, përfshirë edhe Tiranën pasi është 94 metra mbi nivelin e detit. Do të kemi një rënie të ndeshje të temperaturave pasi ditën e hënë parashikohet të ndërpriten reshjet e dëborës në pjesën qendrore dhe vende të ulëta, pra të ketë vetëm në zonat malore, pra Peshkopi, Kukës, Korçë e Pogradec, por rryma të ftohta do të prekin të gjithë territorin dhe temperaturat do të zbresin poshtë 0-s dhe parashikohet  nga modele matematikore të qendrës europiane që në Peshkopi, Kukës, Korçë temperaturat minimale të mëngjesit të shkojnë deri në -15 gradë, ndërsa edhe temperaturat maksimale do të jenë në vlera negative. Kjo do të shkaktojë probleme pasi që do të ndërpriten reshjet do të konvertohet në akull.

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al