Mbrëmë në rrugën “Motrat Qiriazi”, në Prishtinë ka ndodhur një tentativë vrasje.

Raportohet se dy të dyshuar meshkuj  për motive ende të pa njohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.

“Viktima i plagosur nga arma e zjarrit është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja”, thuhet në raportin e policisë.

Njësia policore ka arrit të arrestojë njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati.